Iso-polifonia shqiptare është realisht një ndër supervlerat e folklorit muzikor shqiptar por dhe të traditës botërore folklorike në përgjithësi. Struktura e ndërtimit të shumëzërëshit polifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit.
Në Toskëri shumëzërëshin e gjejmë me këtë organizim strukturor:
Zëri I -“ia hedh”-hedhësi ose marrësi
Zëri II -“ia pret”-pritësi
Zëri III-“mbajnë zënë” -iso
Në Labëri:
(tre zërëshi)
Zëri I-“ia merr”-marrësi
Zëri II-“ia kthen”-kthyesi
Zëri III-“ia mbush”-mbushësat-iso
(katër zërëshi)
Zëri I-“ia merr”-marrësi
Zëri II-“ia kthen”-kthyesi
Zëri III-“ia hedh”-hedhësi
Zëri IV-“ia mbush”-mbushësat-iso
Prej praktikës qindra shekullore janë ndërtuar formulat e mësipërme të cilar shprehin në thelb strukturën e iso-polifonisë popullore, ajo e cila ngërthen në një të vetëm tiparet e veçanta të zërave të tjerë, përbërës të shumëzërëshit.
Autori: Prof. Dr. VASIL S. TOLE ( Informacioni është marr nga www.vasiltole.com)
E konsideruar si forma më e thjeshtë e polifonisë shqiptare, iso-polifonia 2 zërëshe është e përhapur në të gjithë jugun e Shqipërisë. Iso-polifoninë dy zërëshe (marrje dhe prerje) e hasim si tek gratë ashtu edhe tek burrat.
Iso-polifonia tre zërëshe është mbizotëruese në repertorin iso-polifonik popullor të fshatrave të Shqipërisë së Jugut, apo e njohur si iso-polifonia vokale, dhe ajo qytetare e shoqëruar me saze.
4-zërëshi është vetëm në folklorin muzikor lab. Themi kështu, pasi ajo formë e 4- zërësh që hasim në ison toske të Skraparit, nuk ka arritur deri më sot të strukturojë një zë të katërt të plotë ashtu si në iso-polifoninë labe.