Iso-polifonia shqiptare është realisht një ndër supervlerat e folklorit muzikor shqiptar por dhe të traditës botërore folklorike në përgjithësi. Struktura e ndërtimit të shumëzërëshit polifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit.
Në Toskëri shumëzërëshin e gjejmë me këtë organizim strukturor:
Zëri I -“ia hedh”-hedhësi ose marrësi
Zëri II -“ia pret”-pritësi
Zëri III-“mbajnë zënë” -iso
Në Labëri:
(tre zërëshi)
Zëri I-“ia merr”-marrësi
Zëri II-“ia kthen”-kthyesi
Zëri III-“ia mbush”-mbushësat-iso
(katër zërëshi)
Zëri I-“ia merr”-marrësi
Zëri II-“ia kthen”-kthyesi
Zëri III-“ia hedh”-hedhësi
Zëri IV-“ia mbush”-mbushësat-iso
Prej praktikës qindra shekullore janë ndërtuar formulat e mësipërme të cilar shprehin në thelb strukturën e iso-polifonisë popullore, ajo e cila ngërthen në një të vetëm tiparet e veçanta të zërave të tjerë, përbërës të shumëzërëshit.
Autori: Prof. Dr. VASIL S. TOLE ( Informacioni është marr nga www.vasiltole.com)